Përplasen dy automjete në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Nga Artin Halili
25 Shtator 2026, 12:18 | Kronikë

Përplasen dy automjete në aksin Qukës-Qafë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë pranë tuneleve. Dy automjete njëri prej të cilëve me targa greke janë përplasur kokë me kokë me njëri-tjetrin.

Nga të dhënat paraprake dy të plagosur janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

A2 CNN mëson se të plagosurit janë Mark Skura, 63 vjeç, Tereza Skura 60 vjeç dhe Francesk Skura, 33 vjeç. Të tre banues në Fushë-Krujë.

Përplasen dy automjete në aksin Qukës-Qafë

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë lagështira në rrugë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte mjeti gjatë kalimit në urë e cila ka edhe kthesë mjaft të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos