Tragjedi në Lucca, zjarri merr jetën e dy personave dhe plagos 13 të tjerë

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu gjatë natës në Lucca të Toskanës, në veriperëndim të Italisë, shkaktoi vdekjen e një burri 65-vjeç dhe një gruaje 73-vjeçare.

Të lidhura

None found

Flakët përfshinë një godinë trekatëshe, duke lënë pas dy viktima dhe 13 persona të plagosur, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas të dhënave të autoriteteve, zjarri nisi në katin përdhes dhe u përhap me shpejtësi në pjesët e tjera të ndërtesës. Disa familje u detyruan të kërkonin ndihmë nga ballkonet, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë për evakuimin e banorëve. Mes personave të shpëtuar ishte edhe një foshnjë.

Pas përfundimit të shuarjes së flakëve, zjarrfikësit gjetën trupat e dy viktimave në apartamentin ku kishte nisur zjarri. Gruaja u gjet e pajetë në dhomën e ndenjes, ndërsa burri në dhomën e gjumit. Vlerësimet e para sugjerojnë se 65-vjeçari mund të ketë vdekur nga asfiksia e shkaktuar prej tymit dhe produkteve të djegies.

Një prej 13 të plagosurve, një grua, është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në Qendrën e Djegieve në Pisa, ku po merr trajtim të specializuar.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Bashkia e Lucces ka nisur procedurat për t’u siguruar strehim të përkohshëm banorëve të evakuuar, pasi godina është shpallur e pabanueshme.


Shtuar më 25.09.2026 12:22

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel