Partia Demokratike ngre pikëpyetje për procedurën e ndjekur për një kontratë për blerje automjetesh për IKMT, nga e cila, sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, ka përfituar kompania “TIMAK Defence”.
Vangjeli pretendon se fatura është lëshuar përpara nisjes së procedurës, më 8 korrik, si edhe para lidhjes së kontratës, ndërsa më 18 gusht kompania është paguar nga Thesari me rreth 86 mijë euro.
‘TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas. Një tjetër rast që kërkon përgjigje. Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025. Kronologjia e dokumenteve është e qartë:
8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.
22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.
6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.
18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT. Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!
Pyetje? Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata? A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?
Sepse rendi normal është: procedura→kontrata→fatura→pagesa.
Këtu dokumentet tregojnë: fatura→procedura→kontrata→pagesa”, tha Vangjeli.
PD kërkon nga Ministria e Brendshme të sqarojë si është lëshuar fatura përpara procedurës dhe kontratës.
“Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën? Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat. Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat. Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë”, thotë Vangjeli.
Nga ana tjetër, IKMT hedh poshtë pretendimin e PD-së, duke sqaruar se fatura e “TIMAK Defence” nuk është lëshuar më 8 korrik, por më 7 gusht, një ditë pas lidhjes së kontratës tripalëshe. Sipas IKMT, procedura kishte nisur që më 3 qershor dhe gjithçka është zhvilluar në përputhje me ligjin. IKMT thotë se parapagesa prej 80 mijë eurosh, ose 20% e vlerës së kontratës, është kryer sipas kushteve të saj.

Dokumenti i publikiar nga Genta Vangjeli

IKMT hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike se fatura për blerjen e automjeteve ishte lëshuar përpara nisjes së procedurës dhe lidhjes së kontratës. Në një reagim për mediat, IKMT thotë se fatura e “TIMAK Defence” nuk mban datën 8 korrik, siç deklaroi PD, por 7 gusht, një ditë pas lidhjes së kontratës tripalëshe. Sipas IKMT-së, procedura kishte nisur që në qershor, ndërsa parapagesa prej rreth 86 mijë eurosh është kryer në përputhje me kontratën.
Reagimi i plotë i IKMT
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) hedh poshtë si të pavërtetë deklarimin e subjektit politik Partia Demokratike sa i takon procedurave të ndjekura për blerje automjetesh përmes kompanisë KAYO.
Pretendimi se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës nga subjekti “Timak Defence” nuk qëndron. Dokumentet zyrtare provojnë krejtësisht të kundërtën. Fatura Nr.83/2026 nga subjekti Timak Defence mban datën 7 Gusht 2026 dhe jo 8 Korrik 2026 siç referohet gabimisht në denoncim.
E gjithë procedura e ndjekur, që nga inicimi deri në kryerjen e pjesës së parapagesës së pjesshme për blerjen e automjeteve është në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe kontratën e nënshkruar.
Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, IKMT sqaron sa vijon të gjithë procedurën e ndjekur:
Në zbatim të VKM-së nr.638 datë 05.11.2025, IKMT ka dërguar pranë shoqërisë KAYO shkresën me nr. 3419 Prot., datë 03.06.2026 “Informacion mbi blerjen e mjeteve të transportit të institucionit IKMT”.
Me shkresën nr.399/3 (3419/1 i IKMT-së) Prot., datë 12.06.2026 shoqëria KAYO ka kthyer përgjigje duke dërguar ofertën me specifikimet teknike dhe kohën e lëvrimit të mjeteve.
IKMT me nr. 3419/2 Prot., datë 19.06.2026 ka nxjerrë urdhrin nr.455 datë 19.06.2026 “Për ngritjen e komisionit për blerjen e mjeteve të transportit nga shoqëria KAYO”, i cili kishte si detyrë të negociojë me shoqërinë për procedurën dhe të përgatisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e mjeteve të transportit, urdhër për të cilin është vënë në dijeni shoqëria KAYO me shkresën nr. 3419/3 Prot., datë 29.06.2026.
Komisioni ka vijuar negociatat me TIMAK DEFENCE në lidhje me specifikimet teknike për blerjen e mjeteve me shkresën nr. 3419/4 Prot., datë 08.07.2026, dhe me shkresën nr. 3419/5 Prot., datë 22.07.2026, shoqëria TIMAK ka përcjellë për dijeni ofertën përfundimtare të mjeteve të transportit për finalizimin e procesit.
Shoqëria KAYO me shkresën me nr.470/4 (3419/6 i IKMT-së) Prot., datë 21.07.2026, ka paraqitur ofertën ekonomike, e cila pasi u analizua nga komisioni, u pranua me proces verbalin nr.3419/7 Prot., datë 27.07.2026.
Në vijim të procedurës u lidh kontrata tripalëshe me nr. 3419/8 Prot., datë 06.08.2026.
Institucioni, mbështetur në kontratën nr.3419/8 Prot., datë 06.08.2026, nenin 14, pika 14.1, gërma ii, nënpika a – cituar - “20 % e vlerës totale të kontratës, përfshirë TVSH-në, do të paguhet si parapagesë”, ka realizuar parapagesën me Urdhër Shpenzimi nr.421, datë 12.08.2026, me vlerë 8,641,296 (tetë million e gjashtëqind e dyzet e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë për faturën nr.83/2026 datë 07.08.2026, për procedurën”Blerje Mjete Transporti”.
Sipas kontratës, pjesa e mbetur të faturës do të likujtohet në momentin kur automjetet do ti dorëzohen Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.
-
Kur nje parti si PD, qe i dha territor Greqise dhe nafte Serbise ne kohe lufte, sulmon industrine e mbrojtjes atehere duhet pyetur se per interes te kujt behet sulmi.
Përgjigju









Komente
Komento