Noka: Shteti ka vdekur. Shefin e komisariatit e marrin me shpulla në rrugë

12:15, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas një video të shpërndarë në rrjet, ku shihet shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini goditet me shpullë pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugë.

Sipas Nokës, shteti ka vdekur dhe shefin e komisariatit e marrim me shpulla, sepse e njohin mirë si narko polic.

‘Shteti ka vdekur. Shefin e komisariatit e marrin me shpulla në rrugë 👋 se e njohin mirë si narkopolic.’, shkruan Noka në reagimin e tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco