Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

25 Shtator 2026 | 12:20

Këshilltarët bashkiakë të Korçës kanë diskutuar propozimin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas këtij propozimi, Bashkisë së Korçës do t’i bashkohet edhe Bashkia e Maliqit.

Përpara mbledhjes së këshillit, janë zhvilluar disa dëgjesa publike me banorët e njësive administrative, ku është marrë edhe mendimi i tyre. Sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të majtë, Petrika Tollkuçi, rreth 75% e banorëve janë shprehur pro reformës.

Gjatë mbledhjes, këshilltarët opozitarë janë shprehur kundër bashkimit të Korçës me Maliqin, duke argumentuar se një ndryshim i tillë duhet të mbështetet në një konsultim më të gjerë me qytetarët dhe në analiza të plota mbi pasojat që do të ketë për të dyja bashkitë.

Nga ana tjetër, këshilltarët e mazhorancës janë shprehur pro bashkimit, duke e konsideruar reformën si një mundësi për administrim më efikas dhe zhvillim të përbashkët të territorit.

Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak i Korçës votoi pro bashkimit të Korçës me Maliqin, me 25 vota pro dhe 5 kundër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve. Aksidenti ka ndodhur mes dy mjeteve të vogla, njëri prej...
12:17 | 25/09/2026

Deputetja Luarasi: Reagimi i ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares është i papranueshëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares Klodiana Lala...
11:07 | 25/09/2026

Lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Postës Durrës, gjykata e lë në “arrest shtëpie”

Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare...
11:02 | 25/09/2026