Festoi golin duke imituar një të shtënë arme, përjashtohet futbollisti i Izraelit (VIDEO)
Futbollisti i Izraelit, Sayed Abu Farchi, është përjashtuar për shkak të mënyrës se si e festoi golin e barazimit ndaj Austrisë, të enjten mbrëma. Austria e fitoi 3:1 ndeshjen si vendase në Linz, me golat e shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të.
Abu Farkhi barazoi në 1:1 në minutën e 55-të. Dhe pasi festoi me bashkëlojtarë shkoi për të festuar edhe në kënd të fushës. E hoqi shtizën e flamurit dhe “festoi” duke marrë pozitën e shtënies me armë.
U ul në gjurin e djathtë dhe drejtoi shtizën sikur po qëllonte me armë. Ka pasur edhe raportime se festa kishte të bënte me gjuajtjen në lojën e biliardos. Por futbollisti i Izraelit bëri lëvizje që shihet pas shtënies me armë.
Arbitri bullgar, Georgi Kabakov, e ndëshkoi me karton të verdhë për veprimin josportiv dhe pasi Farchi kishte një karton tjetër të verdhë, u përjashtua.
Ndeshja i takoi Grupi B3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në këtë grup janë edhe Kosova dhe Irlanda. Dhe veprimi i futbollistit të Izraelit vetëm sa i jep “zjarr” garës në grup. Në Irlandë kanë kundërshtuar dhe kundërshtojnë zhvillimin e ndeshjeve me Izraelin.
Madje ka pasur protesta dhe peticione kundër përballjes me Izraelin. Të dielën Izraeli e pret Irlandën në terren neutral, përkatësisht në Debrecen. Edhe ndeshja si vendase e Irlandës me Izraelin luhet në terren neutral, përkatësisht në Serbi.
Trajneri i Irlandës “dorëzohet” pas humbjes ndaj Kosovës: Fitore e merituar
Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës
Zidane: Marrja e drejtimit të Francës më e veçantë sesa debutimi im si lojtar
- 12:20 Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin
- 12:17 Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur
- 12:17 Zelensky: Trump i miratoi Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot
- 12:01 Raporti: I dërguari presidencial rus takohet me të dërguarit amerikanë në Nju Jork
- 11:58 Tragjedi në Detin Kaspik, 14 ushtarë kazakë humbin jetën gjatë stërvitjes
- 11:56 Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?