Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

25 Shtator 2026 | 12:28

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka dhënë sot dritën jeshile propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh.

Vendimi u mor pas procesit të konsultimeve publike të zhvilluara në territor, ku u pasqyruan qëndrimet dhe propozimet e qytetarëve dhe aktorëve vendorë. Sipas të dhënave zyrtare, në konsultime morën pjesë 670 persona, prej të cilëve 513 u shprehën pro reformës, ndërsa 67 kundër.

Nga 51 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak, në votim morën pjesë 36 këshilltarë. Prej tyre, 26 votuan pro, 2 kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk u shpreh me votë pro ose kundër.

Në mendimin e miratuar, Këshilli Bashkiak thekson se riorganizimi duhet të garantojë vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve publike, si edhe aksesin dhe përfaqësimin e komuniteteve në territorin e ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

Këshilltarët bashkiakë të Korçës kanë diskutuar propozimin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas këtij propozimi, Bashkisë së Korçës do t’i bashkohet edhe...
12:20 | 25/09/2026

Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve. Aksidenti ka ndodhur mes dy mjeteve të vogla, njëri prej...
12:17 | 25/09/2026

Deputetja Luarasi: Reagimi i ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares është i papranueshëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares Klodiana Lala...
11:07 | 25/09/2026