AUV-Maqedoni asgjëson 202 litra/kilogramë akullore dhe akull të pasigurt gjatë korrikut dhe gushtit

Gjatë periudhës nga fillimi i korrikut deri në fund të gushtit, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zhvilluan kontrolle të jashtëzakonshme në objektet që prodhojnë akullore dhe akull, si dhe në subjektet hotelierike që i përgatisin dhe i hedhin në treg këto produkte për nevojat e tyre. Inspektimet u kryen në zbatim të Ligjit për Sigurinë Ushqimore.

Të lidhura

None found

Në total, brenda dy muajve u realizuan 560 kontrolle te operatorët e kësaj fushe. Si rezultat i parregullsive të evidentuara, u nxorën 140 vendime për mospërputhje.

Autoritetet vendosën 45 gjoba, me vlerë të përgjithshme 19.430 euro në kundërvlerë denarësh. Për shkak të pasigurisë së tyre, u asgjësuan 202 litra/kilogramë akullore dhe akull.

Gjetjet treguan se 17 operatorë nuk ishin të regjistruar pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si operatorë ushqimorë. Ndërkohë, 64 subjekte nuk kishin kryer analizat e nevojshme për akulloren dhe akullin, 20 kishin përdorur etiketim të papërshtatshëm, ndërsa tre prej tyre siguronin akull nga furnizues të paregjistruar.

Gjatë kontrolleve u konstatua gjithashtu se punonjësit e 10 operatorëve nuk i ishin nënshtruar ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore. Në pesë objekte u evidentuan kushte të papërshtatshme higjienike dhe teknike.

Shkelje të tjera kishin të bënin me mungesën e procedurave për prodhim të mirë, praktika të mira higjienike dhe pastrimin e makinave të akullit, problem i konstatuar te 19 operatorë. Po ashtu, katër subjekte nuk dispononin të dhëna për gjurmueshmërinë e produkteve.

Një operator nuk kishte zbatuar masat e detyrueshme për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin. /Telegrfi/


Shtuar më 25.09.2026 12:35

Tags:
Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel