Serbia po kalon një moment të vështirë me kombëtaren e futbollit në vitet e fundit dhe rezultat e tregojnë më së miri këtë. Të enjten ata u moshtën nga Greqia, që në Beograd ia doli të përmbysë rezultatin 1-2 me golin e Douvikas i cili realizoi në minutën e 95.

Më e hidhur për serbët kjo humbje u bë edhe për faktin se trajner i Greqisë është serbi Ivan Jovanovic. Në momentin që u përmbys rezultati, sipas mediave në Serbi, Jovanovic shpërtheu me një fjalor ofendues.

“Të q*fsha futbollin, të q*fsha”, ishte çfarë tha trajneri i Greqisë. Pamjet më pas u bënë virale.

Ende nuk dihet konkretisht se përse erdhën këto fjalë, por gjasat janë që të kenë qenë një shpërthim për mënyrën se si po shkonte loja. Mendohet se Jovanovic priste më herët përmbysjen kundër Serbisë, pasi Greqia po zhvillonte një lojë të bukur dhe me raste.