Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në ...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, d...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbeten ndër funksionaret publikë me të ardhura më të larta në vend. Piran...
Turizmi humbi ritëm në gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, ritmi m&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg Hasan Ndërjakun, i cili u...
Forcat ajrore finlandeze thanë të premten se avionë luftarakë suedezë dhe finlandezë ishin ngritur në ajër për t&...
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për i...
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në p...
Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”...
Zonja e Parë e Kinës, Peng Liyuan, ka përdorur diplomacinë kulturore gjatë vizitës së bashkëshortit të saj, presi...

Policia japoneze ka arrestuar në Kyoto një 61-vjeçar, i akuzuar se për më shumë se shtatë vjet ka shqetësuar vazhdimisht fqinjët duke lëshuar muzikë me volum shumë të lartë dhe duke luajtur kitarë elektrike në orare të ndryshme të ditës dhe natës, shkruan today.it.
Sipas autoriteteve, Kazunori Yokoi dyshohet se ka shqetësuar të paktën tre banorë të lagjes, të moshës 60 deri në 80 vjeç.
Zhurmat, që sipas hetuesve kanë vazhduar nga qershori i vitit 2019 deri në korrikun e këtij viti, kanë shkaktuar probleme të rënda me gjumin dhe pasoja në gjendjen shëndetësore të banorëve.
Policia ka konstatuar se radioja qëndronte e ndezur gjatë gjithë ditës, ndërsa kitara elektrike luhej nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të pasdites.
Matjet e kryera nga teknikët kanë regjistruar nivele zhurme prej 80 deri në 90 decibel, të krahasueshme, sipas administratës lokale, me zhurmën brenda një treni në lëvizje.
Një prej banoreve ka zhvilluar tinitus, ose zhurmë/fishkëllimë të vazhdueshme në vesh, ndërsa banorë të tjerë kanë raportuar pagjumësi, depresion dhe probleme të tjera të lidhura me mungesën e pushimit.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, policia sekuestroi 76 pajisje dhe artikuj muzikorë, përfshirë kitara dhe amplifikatorë.
Sipas hetimit, ankesat e para të banorëve datojnë që në janar 2017. Autoritetet e kishin paralajmëruar dhe këshilluar disa herë të dyshuarin për të ndaluar shqetësimet, por situata vazhdoi.
Mes qershorit dhe korrikut të këtij viti, katër banorë vendosën të paraqisnin kallëzime zyrtare, pasi problemet e shkaktuara nga zhurma ishin bërë, sipas tyre, të padurueshme.
Një prej fqinjëve, rreth 60 vjeç, tha se vuante nga një fishkëllimë e vazhdueshme në vesh dhe e përshkroi situatën si një përvojë që e kishte bërë jetesën në banesë të vështirë.
Hetimet ndaj 61-vjeçarit vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e tij për shqetësimet dhe pasojat e raportuara nga banorët.
Forcat amerikane dhe autoritetet ekuadoriane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një dege lokale të Kart...
Forcat ajrore finlandeze thanë të premten se avionë luftarakë suedezë dhe finlandezë ishin ngritur në ajër për t&...
Zonja e Parë e Kinës, Peng Liyuan, ka përdorur diplomacinë kulturore gjatë vizitës së bashkëshortit të saj, presi...
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul do të vizitojë sot Kanadanë, gjatë një ndalese në Otavë, në kuadë...
Në Nju Jork, Athina hapi të gjitha kartat e saj gjeopolitike brenda pak orësh. Marrëdhënie strategjike me Izraelin , një vij&eum...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar në Nju Jork se do të paraqesë dorëheqjen nga posti i presidentit t...
Në një grindje të vazhdueshme publike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sulmoi kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mam...
Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është kallëzuar në polici në Rodos nga një 44-vjeçare me origjin&eum...
Kolumbia ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke përmendur shqetësime për sigurinë k...
Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan shtatëditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ka deklaruar ministri i J...