Celebrities Gossip Showbiz

Lady Gaga ua fshehu miqve të saj lajmin e madh?

Lady Gaga ka surprizuar edhe njerëzit më të afërt me të me mënyrën se si ka zgjedhur ta mbajë private një prej dëshirave të saj më të mëdha për të ardhmen.

Këngëtarja dhe partneri i saj, Michael Polansky, kanë folur së fundmi për planet e tyre për familjen, ndërsa kanë zbuluar se dëshirojnë të bëhen prindër.

Gaga dhe Polansky, të cilët janë në një lidhje prej disa vitesh, kanë vendosur që martesën dhe planet për fëmijë t’i mbajnë kryesisht larg vëmendjes së publikut.

Në një intervistë të publikuar në vitin 2026, çifti ka treguar se prindërimi është një prej hapave të ardhshëm që duan të ndërmarrin.

Ne jemi të qartë se prindërimi është hapi tjetër

-është shprehur Polansky.

Ndërsa Gaga ka treguar se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar shumë prej momentit kur janë njohur, duke e përshkruar partnerin si dikë që e ka ndihmuar të mendojë ndryshe për jetën private.

Historia e tyre nisi pasi nëna e Gaga-s, Cynthia Germanotta, i prezantoi të dy. Polansky ka treguar se në fillim nuk e kishte imagjinuar se takimi do të çonte në një lidhje serioze.

Kur nëna e saj filloi të më thoshte se donte të më prezantonte me vajzën e saj, mendova se po bënte shaka, sepse askush në jetën time nuk do të mendonte se unë do të doja vëmendjen

-ka treguar ai.

Gaga dhe Polansky u fejuan në vitin 2024 dhe prej atëherë kanë folur gjithnjë e më hapur për dëshirën për të krijuar familje.

Megjithatë, çifti duket se nuk po nxiton. Ata kanë treguar se po mendojnë për një martesë relativisht private, ndërsa prindërimi është një tjetër kapitull që duan ta përjetojnë së bashku.

Ne po flasim për këtë gjatë gjithë kohës. Kemi këto pushime dhe janë shumë joshëse. Është si: ‘Në rregull, a mund të martohemi atë fundjavë?’ Nuk duam një dasmë shumë të madhe, por duam ta shijojmë. Në shumë mënyra, ne tashmë ndihemi të martuar, ndaj nuk është se do të ndryshojë shumë

-ka thënë Polansky.

Pavarësisht famës së jashtëzakonshme të Gaga-s, çifti ka zgjedhur të ruajë një pjesë të madhe të jetës së tyre private. Kjo ka bërë që edhe miqtë e saj më të afërt të mos jenë gjithmonë në dijeni të planeve personale të këngëtares, qoftë dhe shtatzënisë së saj.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te hapi i radhës për çiftin, ndërsa Lady Gaga duket se po fokusohet gjithnjë e më shumë në jetën familjare përtej skenës dhe spektaklit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.