Aktakuzë ndaj investitorit dhe Ramiz Merkos për shembjen e shtëpisë së Vllado Maleskit, monument i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për veprën penale “Dëmtimi ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore ose të rrallave natyrore”.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një objekti të ri, investitori dhe realizuesi i punimeve kanë dëmtuar murin e përbashkët me banesën e vjetër të Vllado Maleskit. Si pasojë, ndërtesa është destabilizuar dhe më pas është shembur.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe një inxhinier ndërtimi dhe një arkitekt nga Komuna e Strugës, ish-kryetari i kësaj komune Ramiz Merko, si dhe një arkitekte-konservatore nga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeu i Ohrit. Ata dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Ngjarja është regjistruar më 15 tetor 2025, në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.


Shtuar më 25.09.2026 12:36

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel