Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës

25 Shtator 2026, 13:40Rajoni TEMA
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në veçanti me Qeverinë dhe Kuvendin, për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.


Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Amerikane ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të përqendrohet në çështje me rëndësi për Kosovën dhe rajonin, duke përfshirë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.


“Ambasada e SHBA-ve pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane vjen në një moment të rëndësishëm për institucionet e Kosovës, teksa pritet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para në këtë legjislaturë. Në këtë fazë pritet të hidhen hapat e parë për organizimin e punës së Kuvendit dhe funksionalizimin e strukturave të tij.


SHBA-të kanë qenë vazhdimisht të përfshira në mbështetjen e proceseve institucionale dhe të sigurisë në Kosovë, ndërsa partneriteti mes Prishtinës dhe Uashingtonit mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës.

Lini një Përgjigje