Edhe pse është një shqetësim i kahershëm banorët e Cërrilës në Mallakastër vijojnë të presin rikonstruksionin e rrugës.
Janë rreth 10 km që lidhin pesë fshatra të zonës, që sipas banorve po ndikon në rritjen e kostove të jetëses duke vështirësuar përditshmërin e tyre.
Mungesa e rrugës po ndikon në largimin e banorëve, çfarë po sjell dhe pasoja zinxhir deri tek mbyllja e institucioneve arsimore.
Banorët e vetëm të Cërrilës po mbeten vetëm të moshuarit që sërish e ndjejnë peshen e rrugës së amortizuar për shkak të çmimeve të larta që ju kërojnë për shërbime automjetet që qarkullojnë në këtë zonë. Për pasojë dhe prodhimet bujqësore po mbeten stok.
Edhe pse disa herë është premtuar rruga e zonës së Cërrilës në Mallakastër vijon të jetë e amortizuar.
Interesimit tonë, bashkia Mallakastër i përgjigjet më një tjetër premtim për rikonstruksionin e rrugës. Bëhet e ditur se së shpejti do të fillojnë procedura e tenderimit në kuadër të fazës së parë të projektit për rehabilitimin e kësaj rruge, dhe konkretisht segmenti Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra.










Komente
Komento