“8.6 milionë për ‘TIMAK Defence’ për automjetet e IKMT-së”/ Denoncon PD: Fatura del para procedurës
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur pikëpyetje mbi një pagesë prej 8.6 milionë lekësh të kryer nga Thesari në favor të kompanisë “TIMAK Defence”, duke iu referuar kronologjisë së dokumenteve të procedurës.
Sipas Vangjelit, kompania ka lëshuar faturën nr. 83/2026 më 8 korrik 2026, ndërsa urdhri për zhvillimin e procedurës, me nr. 3419/6, është nxjerrë më 22 korrik. Kontrata, sipas saj, është lidhur më 6 gusht 2026, me nr. 3419/8.

Më 18 gusht, vijon denoncimi i saj, Thesari ka kryer një pagesë prej 8.641.296 lekësh ndaj “TIMAK Defence”, e përshkruar si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT. Në dokumentacion është përdorur si referencë edhe VKM nr. 638, datë 5 nëntor 2025.

Vangjeli vë në dukje se, sipas datave të dokumenteve që ajo ka publikuar, fatura është lëshuar 14 ditë para urdhrit për nisjen e procedurës dhe 29 ditë përpara lidhjes së kontratës.
Duke iu referuar kësaj kronologjie, zëdhënësja e PD-së kërkon shpjegime se si është lëshuar fatura përpara se të niste procedura dhe përpara se të lidhej kontrata.
Ajo ngre gjithashtu pyetje mbi mënyrën e përdorimit të VKM-së si bazë për pagesën dhe kërkon transparencë nga Ministria e Brendshme lidhur me procedurën dhe marrëdhënien kontraktuale me kompaninë.
"TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas. Një tjetër rast që kërkon përgjigje.
Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025.
Kronologjia e dokumenteve është e qartë:
8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.
22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.
6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.
18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT.
Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!
Pyetje?
Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?
A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?
Sepse rendi normal është:
procedura→kontrata→fatura→pagesa.
Këtu dokumentet tregojnë:
fatura→procedura→kontrata→pagesa.
Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën?
Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve.
Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat.
Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat.
Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë.
Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet", denoncon Genta Vangjeli./ CNA
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, e konsideron urgjent ...
Sot po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, e ...
Deputetja e PS-së, Iris Luarasi, i ka bërë thirrje SPAK-ut...
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...
Sot po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, e ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka publikuar një vid...
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zba...
Ish-deputeti i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, i ci...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë gjatë vizit...
Biznesmeni Behgjet Pacolli u është drejtuar me një apel me...
Shenjtëria e tij Patriarku Ekumenik Bartholomeu u takua më...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gaz...
Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28-vjeçar, ka pranuar ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka votuar pro ndryshimeve të...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...