Mustafa: Projektligji për Dhomat e Specializuara të mos kushtëzohet me zgjedhjen e Presidentit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, kërkon që pas përfundimit të konstituimit të Kuvendit, projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Në “Përballje Podcast” të Telegrafi.com, ai theksoi se kjo nismë nuk duhet të përdoret si pjesë e negociatave për zgjedhjen e Presidentit.

Të lidhura

None found

PDK-ja tashmë e ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mustafa tha se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, prioriteti i parë duhet të jetë përmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit, ku përfshihet edhe zgjedhja e nënkryetares së propozuar nga PDK-ja, Vlora Çitaku, si dhe krijimi i komisioneve parlamentare, shkruan Telegrafi.

Ai deklaroi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet plotësisht sa më parë dhe vlerësoi se ky proces mund të mbyllet brenda një dite. Menjëherë pas kësaj, sipas tij, projektligji për Dhomat e Specializuara duhet të vendoset në rend dite dhe të procedohet me urgjencë.

Mustafa e cilësoi këtë projektligj si çështjen kryesore të PDK-së në këtë periudhë. I pyetur nëse miratimi i tij mund të ndërlidhet me bisedimet për postin e Presidentit, ai u shpreh se të dyja temat duhet të mbahen të ndara.

“Ky ligj nuk është për PDK-në. Ky ligj është për Kosovën, për lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, tha Mustafa. Ai nënvizoi se partitë politike nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë nismë për të kërkuar përfitime në këmbim të votës.

Sipas deputetit të PDK-së, çështja i tejkalon interesat partiake dhe projektligji nuk duhet të shndërrohet në element të ndonjë marrëveshjeje tjetër politike. Ai shtoi se Aleanca e ka bërë publike mbështetjen për këtë nismë, ndërsa PDK-ja pret që edhe subjektet e tjera politike të deklarojnë qëndrimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Çfarë përmban nisma e PDK-së?

Mustafa sqaroi se propozimi i PDK-së nuk ka për qëllim shpërbërjen e Dhomave të Specializuara. Sipas tij, synimi është që mandati i tyre të kufizohet vetëm në çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të Dick Martyt, ndërsa pretendimet e tjera për krime të kryera gjatë luftës të shqyrtohen nga sistemi i drejtësisë së Kosovës.

Ai tha se nisma nuk kërkon mbylljen e asnjë rasti apo hetimi. Në bazë të propozimit të PDK-së, procesi i apelit do të vijonte në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa shkalla e tretë e gjykimit do t’u besohej institucioneve të Kosovës.

Deputeti i PDK-së përmendi gjithashtu nevojën për transparencë më të madhe në procedurat gjyqësore. Ai tha se procesi në Hagë mund të monitorohet nga institucione, universitete dhe organizata ndërkombëtare. Sipas tij, këto janë kërkesa të parashikuara nga projektligji i PDK-së, ndërsa zbatimi dhe përmbajtja përfundimtare do të përcaktohen gjatë shqyrtimit dhe votimit në Kuvend.

Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

Duke folur për zgjedhjen e Presidentit, Mustafa tha se Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për të gjetur një zgjidhje. Ai pranoi se partitë politike janë vonuar dhe theksoi se nuk dëshiron që Kosova të përballet sërish me zgjedhje për shkak të pamundësisë për krijimin e institucioneve.

Mustafa vlerësoi se një marrëveshje për Presidentin nuk mund të arrihet pa Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, ai sqaroi se PDK-ja nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për këtë pozitë.

“Për momentin, Partia Demokratike e Kosovës nuk është pjesë e ndonjë procesi të diskutimeve për Presidentin. Procesi ynë i vetëm në këtë kohë është projektligji për Dhomat e Specializuara”, deklaroi ai.

Mustafa tha se PDK-ja do t’u përgjigjet çdo iniciative apo diskutimi që mund të shfaqet për arritjen e një zgjidhjeje. Deri atëherë, sipas tij, Kuvendi duhet të bëhet funksional dhe projektligji për Dhomat e Specializuara të votohet i shkëputur nga negociatat për Presidentin. /Telegrafi/


Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel