Kosova dhe lufta e UÇK-së ishin në qendër të takimit që Taulant Balla zhvilloi në New York me ish gjeneralin amerikan Wesley Clark. Kreu i grupit parlamentar të PS shprehu mirënjohje për rolin e ish-komandantit të NATO-s dhe drejtuesin e fushatws ajrore gjatë ndërhyrjes së vitit 1999 dhe për mbështetjen e tij ndaj UÇK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se i ka shtrënguar dorën Clark “me dy herë mirënjohje”, duke e falënderuar për rolin që pati në mbrojtje të popullsisë së Kosovës gjatë ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
“Ia shtrëngova dorën fort me dy herë mirënjohje këtij burri të veçantë. Wesley Clark ishte Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Millosheviçit. Së dyti, mirënjohje për deklarimet dhe dëshmitë në Hagë në mbështetje të komandantëve dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së”, u shpreh Balla.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ballës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai po zhvillon takime me personalitete politike dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.









Komente
Komento