Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kontrolluar dhe evidentuar se cilat delegacione ishin larguar gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla pak pasi Netanyahu mori fjalën, në një veprim proteste ndaj politikave të Izraelit dhe zhvillimeve të luftës në Lindjen e Mesme. Largimi i delegacioneve u vu re menjëherë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa Netanyahu vazhdoi fjalimin përpara përfaqësuesve, që qëndruan në vendet e tyre.
Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit izraelit qëndruan në sallë gjatë gjithë fjalimit dhe duartrokitën disa prej deklaratave të kryeministrit. Ndërsa vuri re largimin e përfaqësuesve, Netanyahu iu referua drejtpërdrejt këtij veprimi gjatë fjalimit të tij.
“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër në këtë sallë, ju lutem largohuni tani”, tha Netanyahu, duke iu drejtuar delegacioneve që kishin mbetur në sallë.
Largimet ndodhën menjëherë pasi kryeministri izraelit nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përfaqësuesit palestinezë kishin bërë më herët thirrje për një protestë të përbashkët gjatë fjalimit të kreut të qeverisë izraelite.
Pamjet nga salla treguan gjithashtu anëtarë të delegacionit izraelit duke vëzhguar vendet e boshatisura dhe duke mbajtur shënime, lidhur me delegacionet që mungonin. Sipas raportimeve izraelite, zyrtarët e Izraelit evidentuan dhjetëra delegacione që nuk ishin të pranishme ose që u larguan gjatë fjalimit.
Veprimi i delegacioneve u shndërrua në një nga momentet më të dukshme në Nju York, duke reflektuar përplasjet e forta diplomatike rreth luftës dhe politikave të Izraelit ndaj palestinezëve.
Shumë mirë ka thën Netanyahu, nës se ka ndonjë frigacak dhe mbeturina tjetet në atë sallë që nuke donë të degjonë të verten, ju lutem largohuni.. Sepse e verteta ështe se Shumica dermuse e atyrë që janë largue nga ajo sallë kurë ka folë Netanyahu, i vrasin dhe i vjedhin qytetaret e tyrë në shtetët e tyrë.... Një njeri që vjedh dhe vret popullin e vet, nukë mund të mbjojë të tjeret; nukë mundet të shesë moral kjo ështe e verteta, gjith lidrat e vendeve muslimanë janë hajdut dhe diktator, ma trenoge dikush një vend musliman me demokracie.. Ata njerzë që kane bojkotue Netanyahu a do thonë një fjalë? për Genocidin, që po bëhet në Afghanistan, me më shumë se 20 million gra e fëmie femra, që ju kanë hequr çdo të drejtë njerzore, nukë kanë të drejtë shkollimi, nukë kanë të drejtë punë, nukë kanë të drejtë të dalin jashtë ndertesë pa shoqrimin e një mashkull si të ishin të denuar nga gjykata të gjith keto bën në emert të islamit, në emert të Kuranit që ështe shkruar nga një pedofil si "Muhamati" thën këta se Muhammad nukë e ka shkue kurani por një kshilltar i ti politik..
Izraeli shtet me siperfaqe sa 2/3 e Shqiperise dhe u imponon respekt vendeve te tjera . Merr shembull Shqiperia ime .........