Masa e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar

25 Shtator 2026 | 12:48

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë të hënën, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave, Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në fokus të takimit pritet të jetë situata e sigurisë në vend, pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, si dhe ministrat e Mbrojtjes, Ermal Nufi, të Brendshëm, Ervin Demo, të Financave, Petrit Malaj, të Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe të Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Nga Kuvendi pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bledi Çuçi.

Sipas përcaktimeve ligjore, në mbledhje marrin pjesë gjithashtu Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Një tjetër çështje që mund të jetë në vëmendje të takimit është drejtimi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se do të propozojë një emër për drejtuesin e ri të SHISH dhe se për këtë çështje do të konsultohet me Presidentin. Aktualisht, SHISH drejtohet nga Elvis Lila.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka dhënë sot dritën jeshile propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh....
12:28 | 25/09/2026

Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin

Këshilltarët bashkiakë të Korçës kanë diskutuar propozimin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas këtij propozimi, Bashkisë së Korçës do t’i bashkohet edhe...
12:20 | 25/09/2026

Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve. Aksidenti ka ndodhur mes dy mjeteve të vogla, njëri prej...
12:17 | 25/09/2026