PD çon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për investimin në Zvërnec

eputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese një ankimim për VKM-në nr. 596 që lidhet me ndryshimet ligjore në zonën e Pishë Poro-Nartë dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ndërtimit në këtë territor.

Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese, Zhupa deklaroi se dokumentet e paraqitura nga opozita dëshmojnë për një proces gradual të ndryshimit të statusit të mbrojtjes së zonës, i cili më pas krijon mundësi për ndërtime.

“Me ligjin e ri dhe me ndryshimin e kësaj VKM-je janë hequr edhe nënzonat. Pra, praktikisht me këtë VKM, jo vetëm që kalojnë nga kategoria e katërt në kategorinë e pestë, por u hoqën edhe nënzonat, që do të thotë kudo në Pishë Poro-Nartë t’i mund të ndërtosh. Duke cenuar drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur menjëherë me ligj dhe më pas duke e pasuar me VKM”, tha Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhupa theksoi se kjo VKM e ul sipërfaqen dhe kategorinë e mbrojtjes. Për këtë arsye, çështja sipas saj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për t’u përballur me standardet e Bashkimit Evropian dhe për t’i dhënë përgjigje kërkesave të qytetarëve që kanë protestuar për më shumë se 20 ditë në mbrojtje të këtyre zonave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?