Kombëtarja shqiptare U-21, Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoren me Ukrainën

Nga Dea Kozma
25 Shtator 2026, 12:59 | Futboll

Kombëtarja shqiptare U-21, Bushi publikon listën e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare U-21 po përgatitet në kuadër të Kampionatit Europian 2027, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Ukrainës.

Në listë janë ftuar 21 futbollistë, ndërsa grumbullimi do të nisë më 28 shtator në Tiranë. Përballja me Ukrainën do të luhet më 5 tetor, në orën 15:30, në stadiumin në Eger të Hungarisë ndryshe ku ishte planifikuar fillimisht takimi në Debrecen, shkruan A2.

Lista e Bushit sjell edhe katër risi. Për herë të parë me Shpresat janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa Numan Ajetovik i Egnatias dhe Omer Bajraktari i Malishevës janë dy emrat e tjerë të rinj që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.

Sfida me Ukrainën do të shërbejë si një tjetër test për grupin e Alban Bushit, në kuadër të përgatitjeve për EURO 2027, turne ku Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale si një nga vendet organizatore.

Edhe Ukraina e ka përfshirë këtë miqësore në programin e saj të përgatitjeve. Një test i mirë që do ti shërbejë të dyja skuadrave për të parë gjendjen fizike të lojtarëve në prag të një kompeticioni të rëndësishëm sic është Kampionati Europian 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos