web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anulohet tenderi 4.59 miliardë lekë për shërbimin e hemodializës në 5 qytete

25 Shtator 2026, 13:02, Aktualitet CNA

Anulohet tenderi 4.59 miliardë lekë për shërbimin e

Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore.

Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar.

Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik.

Anulohet tenderi 4.59 miliardë lekë për shërbimin e

Tenderi kishte marrë dy “Flamuj të Kuq” në Open Procurement Albania.

Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026.

Në njoftimin e fituesit përcaktohej se nuk zbatohej periudha e pritjes, sipas parashikimeve të Ligjit për Prokurimin Publik.

Sot, procedura është anuluar zyrtarisht në sistem, me argumentin: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit.”

Anulimi zyrtar vjen pas deklarimeve të mëparshme verbale për anulimin e kontratës nga Ministria e Shëndetësisë.

OSHISH është shoqëri me zotërim publik, e krijuar më 15 janar 2026, ndërsa gjatë javëve të fundit ka pasur ndryshime në statut, objekt, kapacitete dhe drejtim./ CNA

Anulohet tenderi 4.59 miliardë lekë për shërbimin e





Lajmet e fundit nga