Skandali i SHISH/ Zbulohet data, ja kur mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e hënë në ...
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e hënë në ...

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua nga nervat kur përmendi dy togfjalësh fatalë: “Agjentë serbë e dhomë hoteli”. Pra, jo vetëm tradhti kombëtare si shërbesë, por edhe seks i ndaluar si shpërblesë. U duk gjithashtu edhe si një mënyrë gazmore e mendjelehtë për të relativizuar raportin e saj të mundshëm me të pandehurin e famshëm të dosjes që e ka mbërthyer brenda saj.
“Më akuzojnë mua, por dhe ju jeni njëlloj!”. E parë kështu, shpjegimi është shumë sipërfaqësor, padyshim naiv dhe shumë banal për t’u gjykuar si shkarje e gojës që shket meqë nuk puth dot më.
Në të kundërt, ajo ishte një fjali krejtësisht e mirëllogaritur. Shantazhi i konsumuar publikisht nuk kishte në shënjestër gazetaren e njohur të kronikës. Reporterja ishte vetëm mikrofoni të cilën zonja Hyseni e përdori për të paralajmëruar luftë, hakmarrje dhe për të kërcënuar “listën e gjatë të armiqve që i kishin bërë gjëmën “çiftit”.
Ishte njëkohësisht edhe një ofertë e dëshpëruar për të shpëtuar çfarë mundet nga gërmadha penale e morale që i është shembur mbi kokë: Më mbani mbi gropë, ndryshe humnera ju pret edhe juve!
Rrënimi i frikshëm i zonjës Hyseni në vetëm 48 orë dramatike dhe ekspozimi i mesazheve personale të saj me zotin Agasi, është vetëm një episod kulmor dhe i pabesueshëm në një botë të çmendur shqiptare ku të gjithë kanë sekretet e tyre: jo vetëm komunikim me kontakte minimalisht të papërshtatshëm, por edhe mëkate penale, pisllëqe njerëzore apo edhe dobësi porno-erotike. Zonja e sekreteve paralajmëroi si paradhënie pikërisht këto thembra Akili, ku shumëkush në Tiranë çalon rëndë. Paralajmëroi dalje në dritë të këtyre “sekreteve” publike, që i dinë të gjithë.
Një drejtues disavjeçar shërbimi padyshim që ka pushtetin e informacionit. Është gjithashtu edhe dëshmitar i dobësive të njerëzve të pushtetshëm në Tiranë. Kur edhe një amator në këtë punë si Agasi, ka tmerruar dynjanë me serinë e regjistrimeve të fshehta që u kishte bërë “mysafirëve” në zyrën e tij e gjetkë, është e lehtë të imagjinohet se çfarë mund të ketë pasur në kasafortë zonja Hyseni që kishte një ushtri shtetërore informatorësh në dispozicion.
Në zyrën e zotit Agasi në ish-Bllok, në vilën në një resort në periferi të Tiranës apo dhe në një zonë rezidenciale në plazhin e Durrësit, ka parakaluar një armatë e palavdishme shqiptarësh të pushtetshëm. Mes tyre edhe ministra, deputetë të shumtë të majtë e ca më pak edhe të djathtë, gjyqtarë e prokurorë, drejtues të lartë të policisë, njerëz të rëndësishëm të medias, biznesmenë shumë të njohur që mund të kenë pasur nevojë për forcën e armëve e të tjerë që nëpërmjet armëve si zanat, ishin shndërruar në biznesmenë.
Kontaktet me Agasin në atë kohë ishin një aset, një mundësi për karrierë në pushtet e biznes, një shans për të zgjidhur probleme, për të qenë pjesë aleancash fluide e për të ndryshuar raporte forcash. Madje edhe brenda partisë që qeveris vendin e kryesisht brenda saj. “Çifti” që shkëmbente pasion, përkushtim e interesa okulte, padyshim që ka shkëmbyer edhe informacione të tilla.
Sikur edhe kaq të kishte në dispozicion zonja Hyseni, subjektet e këtyre përgjimeve kanë të drejtën e Zotit t’u prishet gjumi për shumë kohë. Dhe meqë ish-shefja e shërbimit përmendi dhomat në hotele, pa gjumë do të mbeten edhe ata që kanë gdhirë net të bardha, po shumë të bardha, në periferi të Tiranës, në vila luksi të harbuar e në shoqërinë e një listë mbresëlënëse me eskorta shëtitëse VIP. Të cilat prej kohësh, një pjesë të mikpritësve të tyre, i kanë shndërruar në barcoleta pa shumë kripë me dashnorët e rinj.
Fatmirësisht dy prokurorët e dosjes, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, dhe së paku një numër mbresëlënës agjentësh të BKH-së, nuk janë në këtë listë. Dhe së paku deri më tani, si përfaqësues të akuzës publike, i kanë të dyshuarit e tyre me hakmarrjen e shtetit në gjykatë.
Ndaj fjalia arrogante dhe brutale që zonja Hyseni derdhi mbi gazetaren Lala, në fakt është një breshëri mitralozi e shkrehur në ajër pikërisht mbi kokat e kësaj turme laramane individësh. Të cilët i bashkon pushteti, paraja, vaniteti, krimi dhe përshtatja me rregullat e liga të stabilizuara për të pasur sukses. Tani e më tej, ata i bën njësh edhe frika nga e nesërmja e panjohur.
Ish-shefja e SHISH nuk hapi kutinë e Pandorës. Ajo dëshmoi se ka password-in e saj. Paralajmëroi se së paku mund të prishë gazin e atyre që kanë nisur festën për rrënimin e saj. Madje edhe shumë më shumë se kaq, zonja Hyseni duket se paralajmëron edhe hakmarrjen e të mbyturit që mbyt. Njëlloj siç premtonte në mesazhet e saj plot përkushtim: “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt! Dua që ata të paguajnë!”./ CNA
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri E...
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...
Disa njerëz janë vërtet patriotë. Disa hiqen si patriotë. ...
Këto nëntë konstatime janë vijim i reagimit të parë ndaj a...
Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...
Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...
Në një shfaqje si hije afër mesnatës në Parlament, Edi Ram...
Vëllezër dhe motra shqiptaro-amerikanë! Një retrospektivë...
Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep ...
“Përsëri Tirana pa kokë”. Ky është bërë refreni i kryemin...
Publikova një shkrim për ngritjen e Muzeut Hebraik në Vlor...
Disa nga mendjet më të mëdha të historisë, si Albert Einst...
Dëgjesat në demokraci bëhen për të informuar vendimmarrjen...
Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes n...
Të jem i qartë, ngaqë në Shqipëri shpesh debati nis aty ku...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...