Një vajzë 19-muajshe në Mbretërinë e Bashkuar është diagnostikuar me një sëmundje jashtëzakonisht të rrallë gjenetike, por familja e saj thotë se ChatGPT ishte aplikacioni që i ndihmoi të identifikonin diagnosën. Lily kishte kryer një ndërhyrje në zemër kur ishte vetëm katër muajshe, ndërsa diagnoza e Sindromës së Mosfunksionimit të Muskulit të Lëmuar Multisistemik u konfirmua në janar, pas disa muajsh pasigurie. Nëna e saj, Rosie, tha se kishte futur simptomat e vajzës në ChatGPT, i cili sugjeroi këtë sindromë, por disa mjekë nuk e njihnin sëmundjen për shkak se ishte shumë e rrallë. Kjo sëmundje shkaktohet nga një ndryshim në gjen dhe mund të prekë organe si zemra dhe veshkat. Lily është një nga rreth 70 personat në botë të diagnostikur me këtë gjendje.