Polemika politike në Itali për mungesën e Melonit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Vendimi i kryeministres Giorgia Meloni për të mos udhëtuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së &eu...
Vendimi i kryeministres Giorgia Meloni për të mos udhëtuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së &eu...
Prej 16 vitesh, fati i Bleona Matës mbetet i pazbardhur. Vajza vetëm 6 vjeçe humbi gjurmët më 22 maj 2010 në Zapod të Kuk...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e informoi atë se do t’i jepte Ukrainës një lice...
Lufta për ndarjen e plaçkës tek Shëndetësia ka kulmuar me një vendim të papreçedentë. Operatori i Shërbi...
“Zyrtarët e Administratës Doganore më 24 shtator 2026 kanë kontrolluar një kontejner me mish viçi të ngrirë, i...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas vendimit të Begajt për të thirru...
Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, nd...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, d...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbeten ndër funksionaret publikë me të ardhura më të larta në vend. Piran...

Lufta për ndarjen e plaçkës tek Shëndetësia ka kulmuar me një vendim të papreçedentë. Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka anulluar zyrtarisht tenderin 50 milionë euro për shërbimin e dializës gjatë katër viteve të ardhshme, edhe pse kishte shpallur fitues të kësaj proçedure suedezët e Diaverum.
Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, arsyeja e anullimit të tenderit ka qenë sepse dokumentat e tij përmbajnë gabime të rëndësishme.
Anullimi i një tenderi kaq të madh pas shpalljes së fituesit është një vendim shumë i pazakontë. Por cilat janë arsyet se pse Klodiana Spahiu e anulloi tenderin e majmë? Gjithçka lidhet me luftën e ashpër për të shtënë në dorë llokmat e buxhetit të shëndetësisë.
Tenderi për shërbimin katërvjeçar të dializës u finalizua në 11 shtator. Ish drejtoresha e Operatorit, Arisa Cane, e shpalli fituesin vetëm pak minuta pasi Klodiana Spahiu kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë duke zëvendësuar Evis Salën.
Por sapo mori vesh se Cane kishte shpallur fituesin e tenderit, Klodiana Spahiu firmosi menjëherë shkarkimin e saj nga posti i drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore duke e zëvendësuar me Yllka Shetan. Arsyeja se pse Spahiu e shkarkoi Canen ishte pikërisht shpallja e fituesit të tenderit 50 milionë euro.
Arisa Cane ishte njeriu i Evis Salës. Ajo e shpalli fituesin e dializës pa miratimin e Klodiana Spahiut, e cila dyshon se Cane ja dha kontratën e majme njerëzve të lidhur me Salën. Për këtë arsye, Spahiu ka urdhëruar drejtoreshën e re të Operatorit që të anullojë tenderin, ndonëse mbetet ende e paqartë se cilat janë gabimet e rëndësishme, me të cilat Sheta ka argumentuar anullimin e tenderit.
Yllka Sheta është akuzuar publikisht nga opozita si kushërirë e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. ‘Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro’, denoncoi deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia menjëherë pas emërimit të Shetas në krye të OSHISH.
Lufta për plaçkën ekspozon buxhetin
Anullimi i një tenderi pasi është shpallur zyrtarisht fituesi i tij është një lëvizje e rrezikshme, që e ekspozon buxhetin e shtetit përballë kërkesave për kompesime të mëdha dëmesh. Nuk dihet nëse kompania suedeze Diaverum do të ankimojë vendimin në KPP dhe më pas në rrugë gjyqësore për të kërkuar kompesim.
Edhe pse kontrata për këtë tender nuk u firmos, sërish risqet për buxhetin janë të mëdha. Operatori i Shërbimeve të Integruara duhet të argumentojë dhe të bindë gjykatën që arsyet për anullimin e tenderit ishin legjitime dhe ky nuk ishte thjesht një vendim për t’ia hequr tenderin një kompanie që ishte përzgjedhur si fituese nga njerëzit e Evis Salës.
Kjo nuk do të jetë e lehtë. Risku më i madh në gjithë këtë përplasje klanesh të pushtetit për të ndarë plaçkën e buxhetit, është që kompania e shpallur fituese mund të marrë kompesim të majmë.
Në këtë rast qytetarët do të paguanin dy herë nga xhepi. Një herë për kompesimin e Diaverum, të cilës ja hoqën tenderin pasi e shpallën fituese dhe një herë tjetër për fituesin e ri që do të përzgjedhë Klodiana Spahiu. /Kapitali.al
Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, nd...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë pranë tuneleve. Dy automjete njëri prej të cilëve...
Turizmi humbi ritëm në gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, ritmi m&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg Hasan Ndërjakun, i cili u...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në ...
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për i...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka mbajtur fjalën e tij në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve t...
Pistoia është përfshirë nga dhimbja pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Sara Memishës, 31-vjeçares me origjin&eum...
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në p...
Garda Civile spanjolle, në kuadër të operacionit “Bimban”, ka shkatërruar një laborator të brendshëm me 400 bim...