LIVE UPDATES
Politike

Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional, por për përgjigje. Begaj të jap llogari njëlloj si Rama

Bardhi thotë ndër të tjera se gjatë dy viteve të fundit janë ngritur publikisht pretendime për mënyrën e funksionimit të SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara mes individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar

25 Shtator 2026, 13:09 Nga E. D
Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë/ Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit se Bajram Begaj do të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas skandalit të ndodhur me SHISH. Me anë të një reagimi, Bardhi shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për një spektakël institucional, por për përgjigje.

Ai i drejtohet Begajt edhe me pyetjen se mbi çfarë verifikimesh është mbështetur vendimi për dekretimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH. Bardhi thotë ndër të tjera se gjatë dy viteve të fundit janë ngritur publikisht pretendime për mënyrën e funksionimit të SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara mes individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar.

Reagimi i Bardhit: 

NUK KA NEVOJË PËR SPEKTAKËL INSTITUCIONAL. SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR PËRGJIGJE.

Pas zhvillimeve të rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe situatës së krijuar pas vendosjes së drejtores së këtij institucioni nën masën e arrestit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për një mbledhje formale dhe as për një shfaqje institucionale. Ata nuk kanë nevojë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Gysit. Qytetarët kanë nevojë për përgjigje konkrete.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishme që i drejtohet Bajram Begajt është e thjeshtë:

MBI ÇFARË VERIFIKIMESH U MBËSHTET VENDIMI PËR DEKRETIMIN E VLORA HYSENIT NË KRYE TË SHISH?

Bajram Begaj duhet t’u shpjegojë shqiptarëve, në mënyrë të plotë dhe transparente, se çfarë informacioni, verifikimesh dhe procedurash janë ndjekur përpara emërimit të saj në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Opozita kishte ngritur publikisht pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me këtë emërim. Sot, pas zhvillimeve të fundit, këto pikëpyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme institucionale.

ÇFARË VERIFIKOI PRESIDENTI DHE ÇFARË NUK VERIFIKOI INSTITUCIONI I PRESIDENTIT PËRPARA DEKRETIMIT?

Kjo është një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Po aq serioze janë pyetjet që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar, burimeve njerëzore dhe informacionit sensitiv që administron SHISH. Nëse ekziston apo ka ekzistuar një rrezik që informacionet e këtij institucioni, identitetet e burimeve apo të informatorëve të jenë ekspozuar ndaj strukturave kriminale ose shërbimeve të vendeve jo mike, atëherë kemi përpara një çështje me pasoja potencialisht shumë të rënda për sigurinë kombëtare.

Por përgjegjësia e Presidentit nuk fillon sot.

Gjatë këtyre dy viteve janë ngritur publikisht pretendime dhe shqetësime serioze për mënyrën se si ka funksionuar SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara ndërmjet individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar. Bajram Begaj duhet të sqarojë nëse këto shqetësime janë verifikuar ndonjëherë nga institucionet përgjegjëse dhe, nëse po, cilat kanë qenë përfundimet e këtyre verifikimeve.

Nuk i kërkojmë Presidentit të ndërhyjë në hetimet e SPAK-ut apo në vendimmarrjen e gjykatave. I kërkojmë të japë llogari për përgjegjësitë e veta institucionale.

EDHE ÇËSHTJA E BLLOKIMIT TË BETIMIT TË ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE PËR LLOGARI TË ERGYS AGASIT KËRKON TRANSPARENCË.

Bajram Begaj duhet të shpjegojë publikisht arsyet dhe bazën institucionale të vonesës së betimit për më shumë se 47 ditë të z. Asim Vokshi dhe të sqarojë nëse kjo vonesë ka qenë pjesë e një procedure normale institucionale apo nëse ka pasur rrethana të tjera që duhet t’u bëhen të ditura qytetarëve. Pretendimet për ndërhyrje të grupeve kriminale apo ndikim të paligjshëm në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese janë tepër serioze për t’u lënë në nivelin e deklaratave politike. Ato kërkojnë transparencë dhe verifikim nga organet kompetente.

Prandaj, Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk mund të përdoret si zëvendësim për llogaridhënien. Presidenti, njëlloj si Kryeministri, duhet të përgjigjet për vendimmarrjen e tij.
Duhet të shpjegojë çfarë verifikoi, çfarë dinte, çfarë nuk dinte dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një President që shfaqet vetëm pasi kriza ka shpërthyer. Shqiptarët kanë nevojë për një President që merr përgjegjësi, jep llogari dhe garanton se institucionet e sigurisë së Republikës nuk përdoren për interesa politike apo kriminale. Prandaj, përpara çdo mbledhjeje formale të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Bajram Begaj duhet t’u japë shqiptarëve transparencën që meritojnë. Jo propagandë. Jo formalitet. Jo heshtje. Përgjegjësi dhe transparencë./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës