AKTUALITET /

"Donte t'i shërbeja unë", dyshohet se fshiu gjurmët e Agasit tek vilat qeveritare, menaxheri i 'Kodrës së Kuajve': S'kam bërë krim

Sulejmani pretendoi se nuk kishte kryer krim pavarësisht se dyshohet se ka fshirë pamjet e sigurisë gjatë kohës që Agasi ishte në kërkim dhe frekuentonte lokalet ku ai punonte.

Shkruar nga Versus
"Donte t'i shërbeja unë", dyshohet se fshiu
Embro Sulejmani

Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masat e sigurisë për Vlora Hysenin, Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin, të arrestuarit në kuadër të aksionit të SPAK për dosjen e Ergys Agasit.

Sot janë zbardhur disa prej diskutimeve në seancën e mbajtur për Sulejmanin dhe Kalluçin. Menaxheri i agroturizmit “Kodra e Kuajve” u shpreh se Ergys Agasin e njihte prej vitesh dhe se nuk mendonte se kishte bërë ndonjë krim duke i çuar ushqim gjatë kohës që ishte në kërkim.

“Agasin e njoh prej vitesh, jemi nga e njëjta zonë. Kërkonte që t’i shërbeja unë, nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”- tha thënë Sulejmani në gjykatë. Ky i fundit dyshohet se ka fshirë pamjet e sigurisë të kamerave të vendosura në një lokal në rezidencat qeveritare ku ishte gjithashtu menaxher. 

Nga ana tjetër, shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluçi i cili i çonte Agasit foto nga ekspertiza e SPAK për makinën e tij të sekuestruar, nuk ka dhënë shpjegime në seancë. Versus.al

Poll