Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

NUK KA MË SEKRETE! Sali Berisha nxjerr FOTON e drejtorit të Operacionales në SHISH dhe shkruan: Te lokali i tij në Bërzhitë takoheshin Gysi dhe Vlora

Shkruar nga Newsbomb
NUK KA MË SEKRETE! Sali Berisha nxjerr FOTON e drejtorit të
Ilustrim: Sali Berisha dhe mesazhi i "qytetarit dixhital"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që thotë se ia ka dërguar "qytetari dixhital" dhe e informon, sipas përmbajtjes, për vendin ku takoheshin biznesmeni kontravers Ergys Agasi dhe ish-shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Qytetari, sipas mesazhit të publikuar nga Sali Berisha, informon se drejtori i Operacionales së SHISH, Jurgen Kole, ka një lokal në zonën e Bërzhitës dhe në ambientet e tij, takoheshin Ergys Agasi e Vlora Hyseni.

Madje, referuar mesazhit, thuhet se drejtori Jugren Kole zbatonte çdo porsi që Vlora Hyseni i jepte dhe e kishte vënë në dispozicion të plotë të Ergys Agasit, për të përgjuar e përndjekur eksponentë të krimit, politikanë e kundërshtarë, pa protokoll.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital, publikuar nga Sali Berisha:

Si je doktor?  Po te ve ne dijeni per nje nga personazhet kryesor qe ka insticioni i SHISH, ai eshte drejtori i operacionales ne SHISH Jurgen Kole qe e keni denoncuar si pronar te lokalit ne Berzhite ku takoheshin shpesh Gysi me vloren.

Personi kyc qe bente cdo qoke te vlora hysenit, qe nga porosite e Gysit  te saj per pergjimet dhe deri tek perndjekjet e personave qe gysi i kerkonte vlores, ministrave zyrtarve te tjere deputetve te opozites etjme apo pa dokumentacion perkates apo pa protokoll e dokumentim zyrtar!

Ai eshte leva kyce e saj i cili akoma vazhdon te ushtroje detyren!

Per te kryer punet e gysit dhe vlores Jurgen Kole perdor shefin e njeres prej bazave ne terren qe quhet Iglis Sadikaj. Te gjithe thone qe ajo baze jane njerzit e drejtorit, dhe perdoren per punet e tij e te vlores, pra kuptohet per punet e shefit qe eshte gysi.

Situata eshte e njejte  doktor, pasi ai vazhdon akoma me urdhera duke vazhduar vijmesin e Vlora Hysenit dhe Gysit te Troplinve! Ju lutem anonim!

NUK KA MË SEKRETE! Sali Berisha nxjerr FOTON e drejtorit të
Mesazhi i qytetarit dixhital, publikuar nga Sali Berisha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese