
Policia ka parandaluar një konflikt mes 23 të miturve në zonën e Yzberishtit, ndërsa ka sekuestruar edhe dy shkopinj bejsbolli që do të përdoreshin gjatë përplasjes. Ngjarja u parandalua në rrugën “Besim Alla”, pas informacionit të marrë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 se një grup të miturish do të konfliktoheshin.
Efektivët ndërhynë menjëherë dhe konstatuan disa prej të miturve të pajisur me shkopinj bejsbolli. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që dyshohet se do të përfshiheshin në konflikt.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.