“Bëra gabim që qëllova me shishe”/ Delina Fico zbulon për “Shqipëria Live” se çfarë ndodhi në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me konfliktin e filmuar në rrugët e Durrësit, video e cila u publikua nga ish-deputeti Myslim Murrizi.
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, personi që shfaqet në video duke goditur me shuplakë drejtuesin e motorit është Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve që u shemb në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës.
Përplasja mes dy personave nuk ka çuar në nisjen e një procedimi penal. Personi që u godit, i cili sipas Murrizit është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë, nuk ka bërë denoncim në polici dhe, për këtë arsye, nuk është regjistruar një procedim lidhur me ngjarjen.
Sipas të dhënave, konflikti është konsideruar si një përplasje banale mes dy personave dhe më pas është mbyllur mes palëve.
Top Channel