Debate për Vlora Hysenin, Zhupa: Po digjen themelet e shtetit, Malaj: Përgjegjësia është individuale

25 Shtator 2026 | 13:33

Për të dytën ditë radhazi, komisionet parlamentare janë përfshirë nga debatet pas vendosjes së masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Këtë të premte, debati u zhvendos në Komisionin parlamentar për Kulturën, ku kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën se në seancën plenare të një dite më parë kishte tentuar të mbronte Hysenin dhe të pengonte debatin parlamentar për çështjen e saj.

Zhupa ngriti gjithashtu akuza për funksionimin e institucioneve shtetërore ndërsa e lidhi situatën edhe me sigurinë kombëtare dhe informacionin sensitiv që Shqipëria shkëmben me partnerët e NATO-s.

“Normalitet këtu nuk ka. Unë respektoj faktin që është një kërkesë e Bashkimit Europian ky ligj, por këtu po digjen themelet e shtetit. Këtu është djegur çdo rregullore, këtu është djegur Kushtetuta. Kur gjithë krerët më të rëndësishëm të institucioneve vihen në shërbim të krimit, çfarë ka këtu gjë tjetër për rendin dhe sigurinë? Të nderuar kolegë, dje asistuam në një seancë të turpshme plenare ku me forcën e kartonit çuat me votën tuaj menjëherë dy projektligje”, tha Zhupa, duke akuzuar mazhorancën se nuk lejoi Parlamentin të diskutonte kërkesën e opozitës për përgjegjësinë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në kundërpërgjigje, deputeti socialist Erion Malaj tha se qëndrimi i shumicës parlamentare mbetet i pandryshuar dhe se përgjegjësia penale është individuale. Ai deklaroi se drejtësia duhet të vijojë punën e saj dhe se kushdo që provohet i fajshëm duhet të përgjigjet personalisht për veprimet e tij, ndërsa kundërshtoi akuzat se mazhoranca kishte penguar debatin parlamentar.

“Dje, nga ana juaj është kërkuar ndryshimi i rendit të ditës dhe mocion me debat, por mocioni me debat me kryeministrin nuk kalon nga ana e seancës plenare. U mbajtën tre orë dëgjesa për procedurë”, tha Malaj, duke shtuar se rëndësia e çështjeve të ngritura nga opozita nuk justifikon, sipas tij, shkeljen e Rregullores së Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, reagon Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional

Pas vendimit të Presidentit Bajram Begaj për të mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka reaguar...
13:14 | 25/09/2026

Tragjedi në Detin Kaspik, 14 ushtarë kazakë humbin jetën gjatë stërvitjes

Katërmbëdhjetë ushtarë kazakë kanë humbur jetën në Detin Kaspik, pas një incidenti gjatë një stërvitjeje detare të Forcave Detare ndërsa tre të tjerë janë shpëtuar....
11:58 | 25/09/2026

Deputetja Luarasi: Reagimi i ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares është i papranueshëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares Klodiana Lala...
11:07 | 25/09/2026