Tiranë, parandalohet përplasja mes 23 të miturve në Yzberisht
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se kishte marrë informacion se një grup të miturish do të përfshiheshin në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Menjëherë pas sinjalizimit, efektivët shkuan në zonë dhe ndërhynë për të parandaluar përplasjen.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do t’i përdornin gjatë konfliktit. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në përleshje.
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, materialet iu referuan Prokurorisë. Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.
Gjithashtu, autoritetet sekuestruan dy shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në konflikt.
Masa e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar
Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin
Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin
- 13:33 Debate për Vlora Hysenin, Zhupa: Po digjen themelet e shtetit, Malaj: Përgjegjësia është individuale
- 13:14 Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, reagon Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional
- 13:04 Zelensky: Trump ka marrë vendimin përfundimtar të na japë licencë për raketat Patriot
- 12:48 Masa e SPAK ndaj Vlora Hysenit, Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar
- 12:29 Vuçiç akuzon Rashiç se me mbështetjen për Listën Studentore “po zbaton urdhrat” e Kurtit
- 12:28 Këshilli Bashkiak i Elbasanit voton pro bashkimit me Cërrikun dhe Belshin