25 Shtator 2026, 13:25
Nga I.A
Policia
TIRANË- Policia ka parandaluar një konflikt mes 23 të miturve në zonën e Yzberishtit, ndërsa ka sekuestruar edhe dy shkopinj bejsbolli që do të përdoreshin gjatë përplasjes. Ngjarja u parandalua në rrugën “Besim Alla”, pas informacionit të marrë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 se një grup të miturish do të konfliktoheshin.
Efektivët ndërhynë menjëherë dhe konstatuan disa prej të miturve të pajisur me shkopinj bejsbolli. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që dyshohet se do të përfshiheshin në konflikt.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit Nr. 6 parandalon një konflikt ndërmjet dhjetëra të miturve, në Yzberisht. Procedohen penalisht 23 shtetas të moshave 13-17 vjeç, që do të përfshiheshin në konflikt. Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli. Menjëherë pas sigurimit të informacionit se dhjetëra të mitur do të konfliktoheshin në rrugën “Besim Alla”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në zonën e sinjalizuar, për të parandaluar ngjarjen.
Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, për t’i përdorur gjatë konfliktit. Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe, në vijim, janë identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që do të përfshiheshin në këtë konflikt. Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur. Gjithashtu, janë sekuestruar sendet e forta.
Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar konflikte ndërmjet të miturve dhe të rinjve, të cilat, ndonëse nisin për motive të dobëta, mund të përshkallëzojnë në ngjarje të rënda kriminale. Për të përmbushur këtë objektiv prioritar, kërkojmë bashkëpunimin intensiv të prindërve, të afërmve, miqve dhe mësuesve të të miturve, të cilët konstatojnë në përditshmëri dhe në hapësirën dixhitale indicie për ngjarje të tilla ndërmjet bashkëmoshatarëve. Siguria e fëmijëve dhe të rinjve, prioritet absolut i Policisë së Shtetit.
sherr ne yzberisht
Aktualitet
25 Shtator 2026, 13:12
E. D
Bleona Mata
TIRANË- Zenel Mata, gjyshi i Bleona Matës, ka folur për zhdukjen e mbesës së tij 16 vite më parë. N&...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 13:02
I.A
TIRANË- Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit me fond limit 4.59 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit t...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:46
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Partia Demokratike, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese VKM e kryeministrit Edi Rama, e cila i hap rrugën plane...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:33
E. D
Eric Wendt
TIRANË- Gazeta amerikane ‘Contra Costa Herald’ ka publikuar një profil për ambasadorin e ri të SHBA në...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:08
E. D
pamjet
DURRËS- Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur një muaj më parë në qytetin e D...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:01
E. D
pamjet
LEZHË- Policia ka dhënë deteja lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 11:42
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri t&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:54
E. D
Elisabeta Mataj
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:32
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:56
E. D
pamjet
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati ...