Sherr me sende të forta në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre dy vëllezër

25/09/2026 13:34
Foto ilustruese

Katër persona, mes tyre dy vëllezër, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta në rrugën “Thoma Kalefi”.

Sipas policisë, të arrestuarit janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirjen në konflikt.

“Në Elbasan u arrestuan 4 shtetas (2 prej tyre vëllezër), pasi dyshohet se, në rrugën “Thoma Kalefi”, janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin dhe me një 30-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel