Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se tensionet në rritje lidhur me luftën Rusi-Ukrainë mbartin rrezikun e shtrirjes së konfliktit brenda kufijve të NATO-s. "Ne nuk e nënvlerësojmë rrezikun që lufta Rusi-Ukrainë të përhapet në një rajon më të gjerë," tha Erdogani në një intervistë ekskluzive për Neësëeek. Komentet e tij erdhën në një kohë kur liderët e tjerë të NATO-s dhe zyrtarët e lartë intensifikuan paralajmërimet për një përpjekje të dyshuar të Rusisë për të testuar vendosmërinë e aleancës në vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.