Sharjet nisën në TikTok, gati për sherr me shkopa bejsbolli në Yzberisht, policia ndërhyn në kohë! Shoqërohen 23 të mitur

Një përleshje e mundshme mes 23 të miturve është shmangur në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Autoritetet u vunë në dijeni se një grup të miturish po përgatitej të përfshihej në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Pas marrjes së informacionit, efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të parandaluar përplasjen.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrolleve, disa prej të miturve u gjetën me shkopinj bejsbolli, që dyshohet se do të përdoreshin në konflikt. Ata u dërguan në komisariat, ndërsa më pas u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që dyshohej se do të merrnin pjesë në përleshje.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe procedurale, të zhvilluara në praninë e prindërve dhe një psikologu, materialet iu përcollën Prokurorisë. Për 23 të mitur, të moshave nga 13 deri në 17-vjeç, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi edhe dy shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë konfliktit.


Shtuar më 25.09.2026 13:43

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel