Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së Kryesisë, është zotuar që Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do ta trajtojnë me prioritet.
“Sa i përket projektligjit, e pyetëm zoti Tahirin [Arian Tahirin], se më kënd janë konsultuar. Çfarëdo iniciative ligjore, ekipet mbrojtëse nuk janë konsultuar dhe mendoj që është gabim. Në momentin kur kam pranuar projektligjin, e kemi proceduar në Qeveri. Kam qenë në komunikim me kryeministrin Kurti, u zotova edhe në mbledhje, që projektligji të trajtohet me prioritet, sidomos që tani i kemi ditët e numëruara”, tha Haxhiu, raporton Klan Kosova.
Pos tjerash, ajo tha se përderisa afati i fundit për zgjedhjen e 6 tetorit, sipas saj, të gjithë akterët politikë duhet të kontribuojnë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.