Shtylla të amortizuara, linja të dëmtuara dhe tela të varur në disa segmente. Kjo është gjendja e rrjetit elektrik në fshatin Barbullojë e Re në Lezhë, ku infrastruktura elektrike është kthyer në shqetësim për banorët.
Në disa pjesë të fshatit, animet e shtyllave kanë bërë që telat të varen pranë banesave, duke u ber rrezik per jeten e banorëve. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë janë një tjetër problem me të cilin përballen familjet.
“Fiken, dritat. Po e frikshme është”, tha një banor i zonës.
“Kanë probleme dritat. Shkëputen. Shkëputet teli, sepse është tel i vjetër. Ka rrezik. Na patën rrejt”, tha një tjetër banor.
“Problem është. Masa duhet të merren për të tëra punët”, tha një tjetër banore.
Kontaktuar nga Report TV, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sqaron se aktualisht është lidhur kontrata e investimit për ndërtimin e rrjetit të ri elektrik, tension i ulët dhe vendosjen e 13 kabinave të reja, që do tu shërbejë banorëve të zonës. Ky investim pritet të përfundojë në janar 2027 dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike.










Komente
Komento