Deputetja socialiste i del në mbrojtje Klodiana Lalës: SPAK ta trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares ndaj Vlora Hysenit

25 Shtator 2026, 14:00Politika TEMA
Deputetja socialiste i del në mbrojtje Klodiana Lalës: SPAK ta

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar një ditë pasi ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pretendoi se gazetarja Klodiana Lala kishte lidhje me agjentë serbë.


“Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale.


Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj.

Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq”, shkroi Luarasi në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje