Nga 25 në 31 vjet burg? Prokuroria kërkon edhe gjashtë vite për Hashim Thaçin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të përballet me një dënim të dytë prej gjashtë vjetësh burgim në procesin për pengim të drejtësisë, krahas dënimit prej 25 vjetësh që iu shqiptua më 16 shtator në rastin kryesor për krime lufte.

Të lidhura

None found

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar që ky dënim eventual të ekzekutohet pas përfundimit të dënimit në çështjen kryesore. Nëse kjo kërkesë pranohet, dënimi i përgjithshëm do të arrinte në 31 vjet burg.

Megjithatë, kjo shifër mbetet vetëm një mundësi, pasi vendimi varet nga qëndrimi i gjykatës dhe nga procedurat e mundshme të apelimit.

Në parashtresën përfundimtare të çështjes 12, Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që koha e kaluar nga Thaçi në paraburgim të mos zbritet dy herë nga dënimet.

Sipas argumentimit të saj, Thaçi është mbajtur në paraburgim mbi bazën e dy fletarrestimeve të ndara: i pari lidhet me procesin kryesor dhe daton nga nëntori i vitit 2020, ndërsa i dyti është lëshuar në nëntor të vitit 2024 për rastin e pengimit të drejtësisë.

Duke iu referuar praktikës së gjykatave ndërkombëtare, Prokuroria ka deklaruar se e njëjta periudhë e paraburgimit mund të merret parasysh vetëm një herë.

Për këtë arsye, ajo kërkon që koha e kaluar në paraburgim të zbritet vetëm nga dënimi i procesit kryesor dhe të mos aplikohet edhe ndaj dënimit të mundshëm në çështjen e dytë.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka mbajtur qëndrim të kundërt, duke kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura në procesin për pengim të drejtësisë.

Gjatë fjalës përfundimtare të mbajtur më 10 shtator, avokatja Sophie Menegon tha se vendimi duhet të bazohet në prova dhe jo në hamendësime.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria po kërkon dënimin e Thaçit për biseda të zhvilluara në qendrën e paraburgimit, pa provuar se ato kanë sjellë pasoja konkrete jashtë këtij institucioni.

Mbrojtja ka kundërshtuar mënyrën se si Prokuroria i ka interpretuar këto biseda dhe i ka kërkuar gjykatës të mos e shpallë fajtor ish-presidentin.

Prokuroria, ndërkaq, këmbëngul se përpjekjet për të ndërhyrë në administrimin e drejtësisë përbëjnë vepra penale dhe se akuzat ndaj të pandehurve janë mbështetur me prova.

Gjykata fillimisht duhet të vlerësojë nëse akuzat për pengim të drejtësisë janë vërtetuar. Në rast se Thaçi shpallet fajtor, ajo do të përcaktojë dënimin dhe mënyrën e zbatimit të tij, përfshirë edhe trajtimin e periudhës së paraburgimit.

Në të njëjtin proces, Prokuroria ka kërkuar nga tre vjet burgim për Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, ndërsa për Hajredin Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim. Mbrojtësit e tyre kanë kërkuar gjithashtu që klientët të lirohen nga akuzat.

Procesi për pengim të drejtësisë përfundoi më 14 shtator, ndërsa gjykata ende pritet të njoftojë datën e shpalljes së aktgjykimit.

Ndërkohë, vendimi prej 25 vjetësh burgim ndaj Thaçit në procesin kryesor nuk ka marrë ende formë të prerë.

Si rrjedhojë, 31 vjetët janë vetëm shuma e dy dënimeve të mundshme në rast se kërkesa e Prokurorisë pranohet plotësisht dhe nuk përbëjnë një dënim të vendosur nga gjykata. / Bota Sot


Shtuar më 25.09.2026 14:00

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel