Tahiri: Mungon vullneti politik për zgjedhjen e presidentit

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës, deklaroi se aktualisht nuk vërehet as seriozitet dhe as vullnet politik për zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se barra kryesore për zgjidhjen e kësaj çështjeje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt që udhëheq qeverinë.

Tahiri theksoi se Aleanca nuk mban përgjegjësi për vonesat në konstituimin e institucioneve dhe për përsëritjen e proceseve zgjedhore. Sipas tij, përgjegjësia u takon partive që përbëjnë shumicën parlamentare, ndërsa Aleanca do të vazhdojë të japë kontributin e saj. Ai shtoi se Kuvendi duhet të ketë një qëndrim lidhur me zhvillimet në Hagë dhe se në mbledhjen e Kryesisë kontribuuan që komisionet të funksionalizohen, ndërsa deklarata të jetë e përbashkët dhe unifikuese.

Sipas Tahirit, po të ekzistonte vullneti i nevojshëm politik, kryeministri dhe drejtuesit e partive do të angazhoheshin për t’i dhënë Kosovës një zgjidhje, në vend që vendi të përballej me zgjedhje çdo tre muaj. Ai e cilësoi si papërgjegjësi totale faktin që kryetari i një partie, i cili është edhe kryeministër, qëndroi një javë në Nju Jork dhe nuk e mblodhi institucionin për një javë pas zhvillimeve në Hagë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës shprehu gjithashtu përkrahjen për ndryshimet ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale.

“E mbështeta Grupin Parlamentar të PDK-së në nismën për ligjin, i cili tashmë ndodhet në Qeveri. Çdo iniciativë që do të paraqesë Aleanca dhe që ndihmon drejtësinë dhe kthimin e çlirimtarëve do ta ketë përkrahjen tonë”, deklaroi Tahiri.


Shtuar më 25.09.2026 14:01

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel