Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj
    Aktualitet

    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    September 25, 2026
    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    Një konflikt i përmasave të mëdha mes të miturve është parandaluar në Yzberisht të Tiranës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

    23 të rinj, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar penalisht, ndërsa dy shkopinj bejsbolli janë sekuestruar nga efektivët.

    “Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit Nr. 6 parandalon një konflikt ndërmjet dhjetëra të miturve, në Yzberisht. Procedohen penalisht 23 shtetas të moshave 13-17 vjeç, që do të përfshiheshin në konflikt. Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli.

    Menjëherë pas sigurimit të informacionit se dhjetëra të mitur do të konfliktoheshin në rrugën “Besim Alla”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në zonën e sinjalizuar, për të parandaluar ngjarjen.

    Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, për t’i përdorur gjatë konfliktit. Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe, në vijim, janë identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që do të përfshiheshin në këtë konflikt.

    Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur. Gjithashtu, janë sekuestruar sendet e forta.

    Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar konflikte ndërmjet të miturve dhe të rinjve, të cilat, ndonëse nisin për motive të dobëta, mund të përshkallëzojnë në ngjarje të rënda kriminale. Për të përmbushur këtë objektiv prioritar, kërkojmë bashkëpunimin intensiv të prindërve, të afërmve, miqve dhe mësuesve të të miturve, të cilët konstatojnë në përditshmëri dhe në hapësirën dixhitale indicie për ngjarje të tilla ndërmjet bashkëmoshatarëve.

    Siguria e fëmijëve dhe të rinjve, prioritet absolut i Policisë së Shtetit”, shkruan Policia.

    23 të rinj aktualitet Dhunë dhunë mes të rinjve incident në Tiranë konflikt konflikt mes të rinjve konflikt në Yzberisht kronika e zezë lajme Shqipëri lajme Tiranë ndërhyrja e policisë ngjarje kriminale Përleshje policia Policia e Tiranës procedim penal procedim penal ndaj të miturve sherr mes të miturve sherr në Yzberisht shkopinj bejsbolli të mitur të mitur të proceduar të rinj Yzberisht
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    September 25, 2026

    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    September 25, 2026

    Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

    September 25, 2026

    Vdekja e Giorgos Mazonakis, dalin detaje të reja nga klinika: Defibrilatori nuk po funksiononte

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.