Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën
    Lajmet e fundit

    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    September 25, 2026
    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra spitalore në vend është anuluar nga autoriteti kontraktor.

    Procedura, me objekt ofrimin e shërbimit të hemodializës në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për një periudhë 48-mujore, kishte një fond limit prej 4 miliardë e 591 milionë lekësh pa TVSH.

    Tenderi ishte zhvilluar me procedurë të hapur dhe në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator, kompania Diaverum AB. Subjekti ishte shpallur fitues më 10 shtator 2026, me një ofertë prej 4 miliardë e 440 milionë e 664 mijë e 800 lekësh pa TVSH.

    Megjithatë, procedura është anuluar më pas, ndërsa sipas të dhënave të publikuara në sistemin Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, shkak për anulimin është bërë konstatimi i “gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.

    Procedura kishte nisur më 17 gusht dhe afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 1 shtator, pra vetëm 15 ditë pas publikimit të njoftimit.

    Në dokumentet e tenderit, autoriteti kontraktor e kishte justifikuar shkurtimin e afatit me urgjencën për garantimin e vijimësisë së shërbimit të hemodializës, duke e cilësuar atë si një shërbim shëndetësor esencial dhe jetik. Argumentimi lidhej edhe me përfundimin e kontratës ekzistuese dhe kohën e nevojshme për zhvillimin e një procedure të re.

    Anulimi vjen në nisje të drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga ministrja e re Klodjana Spahiu. Tashmë pritet që për shërbimin e hemodializës të ndiqet një procedurë e re prokurimi, pas konstatimit të problematikave në dokumentet e tenderit të parë.

    Tenderi kishte tërhequr vëmendje edhe për faktin se në garë kishte vetëm një konkurrent, ndërsa procedura ishte shënuar me “RedFlag” në analizën e të dhënave të prokurimit. Ky shënim lidhet me rrethana që mund të sinjalizojnë risk potencial në aspektin e pajtueshmërisë ligjore apo të praktikave të prokurimit, por nuk përbën në vetvete konstatim të një shkeljeje apo korrupsioni.

    50 milionë euro administrata publike aktualitet anulimi i tenderit financimi i hemodializës hemodializa kontrata e hemodializës lajme politike lajme Shqipëri ministria Ministria e Shëndetësisë ministrja e re e Shëndetësisë ndalohet procedura procedura e tenderit prokurim publik prokurime publike Qeveria shqiptare shëndetësi shëndetësia shërbimi i hemodializës shqipëri tender 50 milionë euro tender publik tendera tenderi 50 milionë euro tenderi i anuluar tenderi i hemodializës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

    September 25, 2026

    Shkopinj bejsbolli dhe sherr mes të miturve në Yzberisht, policia penalisht procedon 23 të rinj

    September 25, 2026

    Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

    September 25, 2026

    Vdekja e Giorgos Mazonakis, dalin detaje të reja nga klinika: Defibrilatori nuk po funksiononte

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.