Baseli ia beson stolin Slavisa Jokanoviqit, serbi pritet të drejtojë Shaqirin

Slavisa Jokanoviq pritet të jetë trajneri i ri i Baselit, pasi klubi zviceran ka vendosur që drejtimin e ekipit t’ia besojë teknikut serb.

Të lidhura

None found

Mediumi zviceran “Blick” raporton se 58-vjeçari nga Novi Sadi do të zëvendësojë Stephan Lichtsteinerin, i cili u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta në startin e sezonit.

Baseli po punon për përgatitjen e ardhjes së Jokanoviqit, ndërsa marrja e detyrës së re pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Angazhimi i fundit i trajnerit serb ishte te Al-Nasri në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar gjithashtu skuadra në Angli, Rusi dhe vende të tjera.

Pas largimit të Lichtsteinerit, Baseli shpreson që ndryshimi në pankinë të ndihmojë ekipin të rikthehet te stabiliteti dhe rezultatet pozitive.

Në rast se marrëveshja konfirmohet zyrtarisht, Jokanoviq do të marrë drejtimin e skuadrës ku luan Shaqiri, duke u bërë trajneri i ri i tij te Baseli.


Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet