LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nisma i dërgohet Qeverisë për mendim

Lidhur me aktgjykimin dënues të 16 shtatorit ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kryesia është pajtuar që të hënën e 28 shtatorit të dalë me një deklaratë të përbashkët.

25 Shtator 2026, 13:57 Nga E. D
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nisma i dërgohet Qeverisë
Arian Tahiri, deputet i PDK-së

KOSOVË- Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është dërguar për mendim në Qeverinë e Kosovës, u bë e ditur pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së 11-të.

Lidhur me aktgjykimin dënues të 16 shtatorit ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kryesia është pajtuar që të hënën e 28 shtatorit të dalë me një deklaratë të përbashkët. Më 21 shtator, Partia Demokratike e Kosovës - forca e dytë politike e dalë nga zgjedhjet e qershorit - dorëzoi në Kuvend projektligjin.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen nga Gjykata në Hagë të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale. Sipas Arian Tahirit nga PDK-ja, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar që të angazhohet që nisma të trajtohet me shpejtësi nga ekzekutivi.

“[Kryetarja e Kuvendit, Albulena] Haxhiu u zotua se personalisht ajo do të angazhohet dhe do të komunikojë me Kurtin që të trajtohet me urgjencën e nevojshme”, tha ai pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit.

Haxhiu, ndërkaq, sqaroi se Qeveria ka kohë 30 ditë për ta shqyrtuar nismën, por u zotua se do ta adresojë sërish çështjen, që ekzekutivi ta trajtojë me prioritet, duke shtuar se "tani i kemi ditët e numëruara" pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ju referua 6 tetorit - datës së fundit kur deputetët duhet të zgjedhin presidentin e ri vendit, pasi në të kundërtën, tha Haxhiu, vendi do të shkojë në zgjedhje.

"Kur flasim për vendimin në Hagë, nuk i ndihmojnë atyre në Hagë që ne me vetëdije të plotë, pa kokëçarje e çojmë vendin në zgjedhje. Mendoj që ka hapësirë të bëhemi bashkë dhe ta procedojmë një emër për president", tha ajo.

Dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese doli me njoftim, duke thënë se Qeveria e re e Kosovës është zgjedhur në mënyrë kushtetuese, Kuvendi është konstituuar, ndonëse jashtë afatit kushtetues dhe se deputetët duhet të zgjedhin presidentin deri më 6 tetor. Haxhiu kritikoi Kushtetuesen, duke thënë se po krijon norma të reja kushtetuese, duke shtuar se tani doli me një afat tjetër për presidentin, krahasuar me aktgjykimin e vitit të kaluar.

"Jam e shqetësuar me mënyrën si i trajton gjykata lëndët. Ajo nuk është gjykatë që duhet t’ua bëjë qejfin partive politike", tha Haxhiu, e cila është ushtruese e detyrës së presidentit.

E pyetur se kush i shpall zgjedhjet pas 6 tetorit, Haxhiu tha se ka interpretime të ndryshme për këtë çështje, dhe shtoi se duhet pritur publikimi i aktgjykimit të plotë për të parë nëse Kushtetuesja e ka trajtuar edhe këtë aspekt.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, tha se duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet Kosova pas vendimit të Hagës, vendi duhet të ketë institucione me mandat të plotë, përfshirë presidentin.

Nagavci u shpreh se kreu i partisë do të tregojë së shpejti nëse do të ketë takime me subjektet politike, por shtoi se partia e saj do të angazhohet maksimalisht për zgjedhjen e presidentit.

Nëse deputetët nuk arrijnë të gjejnë pajtim për presidentin, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ato do të ishin votimet e katërta që nga shkurti i vitit 2025 dhe të dytat për shkak të moszgjedhjes së presidentit.

Por, për Tahirin e PDK-së, pritoritet është çështja e aktgjykimit në Hagë dhe madje tha se në takim nuk është diskutuar për presidentin. Ai madje tha se vendimi i 16 shtatorit nuk duhet të lidhet me tema politike.

“Rrethanat që janë dhe jemi kërkohet përgjegjësi kombëtare, politike dhe karshi kësaj, ne jemi duke thirrur në unitet kombëtar dhe politik”, tha Tahiri.

Partia Aleanca tha se mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit dhe çdo nismë që ndihmon në lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan për krime lufte nga shkalla e parë e mekanizmit të drejtësisë në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale.

Kryeparlamentarja Haxhiu tha se projektligjin e PDK-së e ka dërguar te një ekip ekspertësh, por ende nuk mund të japë një vlerësim për përmbajtjen e tij.

Megjithatë, ajo pati kritika që për të nuk ka pasur konsultime, duke shtuar se do të ishte më e drejtë që ai të hartohej nga Komisioni për legjislacion ose paraprakisht të konsultohen ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së dhe ekspertë të fushës.

“Unë mendoj se nuk bëjmë mirë nëse nuk i konsultojmë ekipet mbrojtëse për çfarëdo nisme ligjore”, tha ajo.

Kritika të ngjashme pati edhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se partia e saj, por as partitë e tjera nuk janë konsultuar për këtë projektligj.

“Nga sot kemi 11 ditë që të zgjedhim presidentin. Në këtë pikë është e rëndësishme që çështjet e rëndësishme t’i adresojmë me një strategji shtetërore, pa protagonizma, por duhet të përmendet që askush nga LVV-ja nuk është konsultuar me këtë nismë të PDK-së. Kjo duhet të jetë një nismë që na bashkon”, tha ajo.

Paraprakisht, LVV-ja ka thënë se do ta shqyrtojë projektligjin e propozuar në aspektin juridik, përfshirë edhe përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe “efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara”.

Vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës, fuqia e tretë politike në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar rreth projekligjit për Specialen. Nisma e PDK-së vjen në kohën kur po mbahen protesta të përnatshme në Prishtinë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale./REL

kosove arian tahiri deputet i pdk-së

Sondazh

Poll

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës