
Më 29 shtator Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mbajë një mbledhje ku do të diskutohet mbi Reformën Territoriale dhe probleme të tjera që lidhen me administrimin e bashkisë më të madhe të vendit.
Duke e konsideruar si mbledhje tejet të rëndësishme, këshilli i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve duke kërkuar që të mundësohet prania e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në shkresën e dërguar thuhet se prania e Veliajt mund të jetë ose fizike ose virtuale nëpërmjet videokonferencës. Versus.al

