Në 9 komuna të Kosovës qytetarët janë thirrur këtë të premte, të protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi në shkallën e parë Hashim Thaçin dhe ish krerët e tjerë të UÇK.

Platforma Liria ka emër së bashku me Organizatën e Veteranëve të UÇK kanë bërë thirrje për grumbullim në Podujevë, Prizren, Istog, Rahovec, Kaçanik, Drenas, Deçan, Gjilan, dhe Prishtinë.

Ato do të fillojnë nga ora 17.00 në 19:00 dhe në orën 21:00 në kryeqytet ku protestohet për 10-ën natë radhazi që pas dhënies së vendimit nga Haga.

Gjithashtu protestat duke nisur që prej kësaj të premteje do të shtrihen edhe në evropë me disaporën e kosovës në Dusseldorf të gjermanisë, Në Lion dhe Paris të francës si edhe Helsinki të Finlandës.

Organizatorët kanë njoftuar se kulmi i protestës do të jetë në 1 tetor në një marshim të madh në Prishtinë.

Në Kosovë ndërkohë, PDK dërgoi një projektligj në kuvend me synim ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale. Ai iu dërgua këtë të premte qeverisë së Albin Kurtit për konsultim, por hapat e radhës për të mbeten të paqarta.

PDK ka kërkuar mbështetjen e nismës së saj në parlament në këmbim të pranisë së saj në sallë për presidentin e ri, zgjedhja e të cilit duhet të jetë finalizuar brenda 6 tetorit, në të kundërt vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.