Mori pjesë në protestën kundër Netanyahut pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, arrestohet aktorja Susan Sarandon Catherine Zeta-Jones ka uruar publikisht bashkëshortin e saj, Michael Douglas, me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të, duke ndarë në rrjetet sociale një foto romantike të çiftit.
Aktorja, e cila feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me bashkëshortin e saj dhe mbushi 57 vjeç, publikoi sot, më 25 shtator, një fotografi verore ku ajo dhe Douglas shfaqen në det, të përqafuar dhe duke u puthur në buzë.
Në mbishkrimin e fotos, Zeta-Jones shprehu dashurinë për bashkëshortin dhe rëndësinë e veçantë që ka për të fakti se ata ndajnë të njëjtën ditë lindjeje.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Një puthje ditëlindjeje për bashkëshortin tim, Michael. Të ndash këtë ditë të veçantë me ty është po aq e veçantë sa vetë dita. Të dua”, shkroi aktorja.
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas kanë të njëjtën datë lindjeje, më 25 shtator, por me 25 vite diferencë. Zeta-Jones ka lindur më 25 shtator 1969, ndërsa Douglas më 25 shtator 1944. Çifti u martua në vitin 2000 dhe së bashku kanë dy fëmijë.
Top Channel