Fati i Hysenit, Celdeas në Rumani, McGonigal në SHBA, Vata: E njëjta dorë politike, Edi Rama

Fati i Hysenit, Celdeas në Rumani, McGonigal në SHBA, Vata: E njëjta dorë politike, Edi Rama

14:00, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata, ka postuar një mesazh ku shpjegon situatën me Vlora Hysenin duke e krahasuar me Coledan në Rumani dhe me McGonigal në SHBA.

‘Coldea, Hyseni, McGonigal, emra të ndryshëm, por e njëjta dorë politike, Edi Rama’, shkruan deputetja demokrate.

Postimi:

Coldea, Hyseni, McGonigal, emra të ndryshëm, por e njëjta dorë politike: Edi Rama.

Coldea, këshilltar i Edi Ramës.

Vlora Hyseni, këshilltare e sigurisë së Edi Ramës dhe më pas në krye të SHISH-it.

Tani mediat rumune rikthejnë pretendimet për lidhjen e tyre: trajnim, takime dhe madje e njëjta zyrë në Kryeministri.

Coldea sot përballet në Rumani me akuza për trafik influence, pastrim parash dhe grup kriminal të organizuar.

Hyseni është nën masë sigurie nga SPAK për akuza që lidhen me zbulimin e informacionit sekret dhe favorizimin e autorit të një krimi të organizuar.

Është modeli Rama: të sjellë në zemër të shtetit njerëz me lidhje të dyshimta, t’i vendosë pranë strukturave të sigurisë dhe pastaj të mbajë përgjegjësi për sistemin që ka ndërtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco