SYRI TV/ Zhvlerësimi i euros fut në krizë manifakturën, prodhuesit: Qeveria të marrë masa fiskale

13:44, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zhvlerësimi i euros ka futur në kolaps manifakturën, ku sektori fason është ai që po e pëson më shumë. Gjatë një takimi në Shkodër, sipërmarrës të shoqatës së Manifakturës treguan se sektori ka marrë goditje jo vetëm nga kursi i këmbimit valutor, por edhe nga rritja e kostove të prodhimit, duke sjellë pasoja të rënda në eksporte. Drejtues të manifakturës kërkuan nisma konkrete nga qeveria për të shpëtuar industrinë eksportuese të vendit.

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” ka zhvilluar në Shkodër një takim me përfaqësues të bizneseve prodhuese të qarkut. Në fokus të takimit ishin problematikat kryesore me të cilat përballet sektori, si: zhvlerësimi i euros dhe pasojat për kompanitë eksportuese, konsultimet dhe propozimet për Paketën Fiskale 2027, rritja e kostove të prodhimit, rënia e konkurrueshmërisë dhe shqetësime të tjera të bizneseve prodhuese. Kreu i shoqatës, Florian Zekja, tha se situata nuk është e mirë, pasi për herë të parë pas 36 vitesh sektori i manifakturës del në vend të dytë dhe është një dramë e madhe për sektorin.

Një përgjigje e kishte edhe për kryeministrin Rama, teksa tha se jemi kontributorë në ekonominë e vendit dhe duhet ndihmë nga qeveria.

Edhe përfaqësues të bizneseve theksuan problematikat me të cilat ato përballen, duke folur për krizë totale për shkak të zhvlerësimit të euros.

Gjatë takimit u diskutuan masat konkrete që kërkohen për mbështetjen e sektorit dhe qëndrimet që shoqata do t’ua përcjellë institucioneve përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco